Super Berisha, i pret penallti Vlahoviçit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 21:39 | Futboll

Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, bëri debutimin e tij me skuadrën e re, Empolin, në ndeshjen e madhe ndaj Juventusit. Dhe gardiani i portës e nisi në mënyrë perfekte aventurën e tij të re në Serinë A.

Në minutën e 39 të ndeshjes, bardhezinjtë fituan një penallti dhe nga pika e bardhë u paraqit Dusan Vlahovic. Berisha i kuptoi krahun sulmuesit serb dhe arriti të shmangte golin e dytë të bardhezinjve.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Juventusin, me golin e Danilos, pas një rrëmuje në zonë gjatë zhvillimeve të një goditjeje këndi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos