Juve kthehet te fitorja, Berisha i pret penalltinë Vlahoviçit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 20:58 | Futboll
Juve kthehet te fitorja, Berisha i pret penalltinë Vlahoviçit

Juventus fitoi 2-0 në transfertë ndaj Empolit, në takimin e javës së tretë të Serisë A.

Miqtë dominuan pjesën më të madhe të sfidës dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 24-t, me Danilon.

Skuadra e Allegrit pati mundësinë që të dyfishonte avantazhin në minutën e 39, pasi fitoi një penallti, që iu besua Vlahoviçit. Por, sulmuesi serb u ndal nga Etrit Berisha, me portierin kuqezi që debutoi sot me Empolin.

Në pjesën e dytë, Juventus vulosi rezultatin me golin e Chiesa, në minutën e 82.

Pas javës së tretë, Juventus renditet në vend të tretë, me 7 pikë, dy më pak se Inter dhe Milan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos