Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, iu kthye çështjes “Beleri”, duke përsëritur se ajo është ekskluzivisht e drejtësisë.
“Vullneti ynë politik duhet ta zgjidhë siç e mendojnë ata një çështje për të cilën organet e reja të drejtësisë i kanë ndërmarrë veprimet e tyre dhe kanë dhënë vendime, pavarësisht nga ne dhe nga ata (grekët). Nuk kam asgjë të re për të thënë dhe ne nuk kemi asnjë debat real me palën greke për thelbin e çështjes. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri, i përmbysur kokë e këmbë i pushtetit politik me drejtësinë, po kalon përmes një sprove shumë të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur pa kushte, është qasje që bie ndesh me inercinë e një historie 111-vjeçare. Kjo histori i ka mësuar njerëzit brez pas brezi të mendojnë se pushteti politik e tërheq për hunde atë gjyqësor”, tha Rama.
“Ata që u fryjnë në vesh fqinjëve grekë me siguri kështu mendojnë se funksionon ende. Këta shqipfolës me të cilët ndajmë gjuhën dhe vendin, por jo respektin për atdheun, janë në të drejtën e tyre. Kryebeteja e PS për Shqipërinë evropiane është drejtësia e pavarur. Kjo është ëndrra ime më e madhe me sy hapur dhe më detyron të fle pasi keni fjetur të gjithë ju. Po mos ta kisha ëndërr, nuk do të mbaja për 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju. As do ta duroja baltën që është hedhur mbi të vdekurit e të gjallët e familjes sime”, shtoi Rama. (A2 Televizion)