Rama në Asamble: Shtet të së drejtës me çdo çmim, sprovë zjarri e PS-së

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 16:06 | Politikë
Rama në Asamble: Shtet të së drejtës me çdo

Ambicia për të krijuar shtet shqiptar të së drejtës me çdo çmim. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij drejtuar socialistëve në Asamble, teksa foli sërish për përgjegjësi personale ndaj atyre që abuzojnë me pushtetin dhe tradhtojnë vendin.

“Kjo parti duhet të hidhet në zjarr për suksesin e kësaj sprove zjarri jo për të shpëtuar nga zjarri tanët në përballje me drejtësinë por për të ngrohur një vatër të re drejtësie për Shqipërinë shtet demokratik i të drejtës”.

Ai tha se do të mbështesë deri në fund SPAK-un dhe organet e drejtësisë në luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Më dëgjoni mirë të gjithë; Kush thotë që Rama të lëshon, Rama s’të mbron më; unë kam përgjegjësi morale. Nuk skuqem, nuk kërkoj ndjesë dhe nuk zmbrapse pse dikujt që i besoj një detyrë e mbështes se vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën e 2030, i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton besimin tim e tuaj, por vetë flamurin e të gjithë stërgjysheve dhe bebeve të këtij vendi bashkë me atë të socialistëve shqiptarë. Përgjegjësia ime morale është të mos lë dy gurë bashkë. Unë ju jap besim dhe nuk i kam ndërhyrë në ushtrimin e funksioneve as për të ngatërruar interesat e shtetit me të tjera. Sa herë që dikush thotë se është vajza e filanit, është socialist, ju them pse vajza e dikujt tjetër të jetë në disavantazh?. Nuk ka asnjë shans që t’i njoh ndonjë borxh cilido që hyn në borxh me drejtësinë që do të thotë të hysh në borxh me popullin shtetin. Gërhasn si derra të kënaqur mbi djersën e këtij populli”.

Ai i bëri apel edhe Shërbimit Informativ Kombëtar që t’i bashkohet luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe jo të mbetet në dispaçeri thashethemesh me shkrim.

“Nuk ka shans sa të jem unë këtu që kjo qeveri të pengojë SPAK, të bëjë luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe pres që edhe SHIK ti bashkohet kësaj lufte nga një dispeçeri kombëtare thashethemesh me shkrim, bashkë me policinë e shtetit për ta bërë sa më rezultative këtë fazë të re të luftës kundër krimit e korrupsionit. Sa të jem unë këtu nuk do bëjmë gabimin që t’i tregojmë organeve të drejtësisë se çfarë duhet të bëjnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos