Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur sesioni i pestë i legjislaturës së dhjetë në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit e nisi këtë seancë me mesazhin e dërguar nga presidenti Bajram Begaj, e ndërsa ka bërë një analizë të punimeve të sesionit të kaluar.
Kjo legjislaturë vjen me ndryshime nga radhët e grupeve parlamentare. Nga Partia Socialiste, grupi tashmë ka një kryetar të ri dhe ai është Bledi Çuçi, pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Nga ana tjetër, opozita vijon të jetë e përçarë brenda vetes.
Agjenda sot ka 3 pika, që nis me hapjen e legjislaturës, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftimet. (A2 Televizion)