Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Socialiste duke renditur arritje e qeverisjes së tij në 10 vjet, por mbi të gjitha në sektorin e turizmit dhe drejtësisë së re. Sipas kreut të mazhorancës Shqipëria këtë vit është afirmuar ndërkombëtarisht si destinacion turistik në Europë e SHBA. Teksa krahasoi Shqipërinë e para 10 viteve me të sotmen Rama tha se ka ende sfida përpara.
“Ka plot arsye që e pohojnë këtë vërtetë por dy janë pohimet më të mëdha ; e para sezoni i jashtëzakonshëm turistik i këtij viti, e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja drejtësisë në këtë periudhë progresi. Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri, nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Rruga drejt kësaj maje Shqipëria 2030 është ende e përpjetë dhe sfidat e mëdha. Sa më shumë bën progres rritet nevoja për dije, veti orientuese, fuqizim politik e institucional, aftësi, cilësi e shpejtësi vendimmarrëse, kemi 1001 arsye për të qenë krenarë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete e male por nuk ishte destinacion turistik europian, ata që vinin ishin emigrantët shqiptare dhe ata nga Prishtina e Tetova. Ishte një lloj vendi i botës së tretë në mes të Europës. Këtë vit nuk ka pasur javë që të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike në mediat e Europës duke bombarduar publikun e tyre me tone për turizmin shqiptar. Turizmi ishte një kockë pa mish në pjatën e ekonomisë së tyre. Në Korçë kishte vetëm një hotel. Në Gjirokastër copë-copë, pa folu për të tjera qytete. Rritja e vazhdueshme e kësaj dekade të qeverisjes sonë me këmbëngulje, durim kulmoi këtë vit me bum turistik në Korçë, Berat e Gjirokastër. Kjo erë e re që fryu për turizmin u ndje edhe në qytete larg bregdetit. Kur flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm Tërmeti e Goliku. Kurse këtë verë shkohet vetëm me rezervime. Kryeqyteti banohej vetëm nga punonjësit e shtetit këtë vit u pushtua nga turistët. Duke sjellë lumë të pataksuar parash direkt në arkën e familjeve përmes sistemit Arbnb. Ka vetëm nën fjalë për Aeroporti i Tiranës, fantastike. Duket sikur kanë kaluar 100 vjet. Kemi 6 fishuar numrin e pasagjereve në aeroportin e Tiranës. Është fantastike. Janë mbi 200 mijë fluturime në ditë që e mbajnë hapur aeroportin për të shërbyer gjatë gjithë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar. Kur di që Majorka ka 1 mln banore dhe 18 mln turistë nuk jam i lumtur por nuk mund të mos jem i gëzuar”.
Sipas Ramës Tirana dhe Shqipëria kanë hyrë në hartën e Europës pa shpenzuar asnjë qindarkë për reklama mediatike, ndërsa shigjetoi të gjithë ata që sipas tij e duan të vdekur atë dhe forcën e tij politike.
“Dhe flasin zi vetëm shqipfolësit pa din e iman të këtij vendi, të cilët na duan të vdekur kaq shumë sa i bien mbarë e parë Shqipërisë duke ia nxirë jetën shqiptarëve që i dëgjojnë e lexojnë dhe duke lënë pa gojë të huajt. Ndërsa miliona turistë nga Europa e Amerika e Australia vijnë buzëqeshur nga kurioziteti dhe të qeshur nga mikpritja pastërtia e kultura e hiret e këtij vendi. Shqipëria ishte vendin e fundit të vjedhjeve të shtëpive dhe Britania në vendin e parë në shifrën më të lartë, kur kishin pyetur dikë nga të paudhët tanë i kishte thënë që nuk ke ç’vjedh nga shqiptarët se s’kanë as bukë për të ngrënë”.
Kreu i qeverisë tha se vrasjet në vend kanë shënuar rënien më të lartë historike.
“Vrasjet kanë rënë sërish në minimum historik por këtë vit deri tani kanë shënuar rënien më të lartë historike 240 viktima më pak se vjet kur kishim numrin më të ulët të viktimave në dekada”.
Rama theksoi se nevoja thelbësore politike është korrigjimi i së tashmes, që askush të mos mbyllë sytë përballë problemeve serioze. Dhe këtu ai theksoi se nevojën e infrastrukturës së ksanilit dhe bregdetit.
“Edhe ata 1 mln shqiptarë që na besojnë ne me votë edhe të huajt që vizitojnë këtë vend, falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie, bashkive, shqiptarëve që investojnë por edhe ata që na duan të vdekur mua me këtë forcë politike dhe ata të huaj që duan t’i shohin shqiptarët fajtorë për problemet e tyre kur nuk i zgjidh dot, janë shtysë thelbësore për të ecur përpara me këmbën në tokë. Me zemrën dhe mendjen në vend, me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur pa humbur të shkuar dhe për të kuptuar realitetin e së tashmes, që është më i mirë se i djeshëm, por më problematik se i të ardhmes që duhet me çdo kusht të ndërtojmë për gjeneratën tjetër. Detyra jonë është ta ngulisim në kokë se korrigjimi i së tashmes është nevoja politike. Korrigjimi i së tashmes së Maldiveve të Europës, siç na pagëzuan të huajt kërkon me patjetër që askush të mos i mbyllë sytë përpara problemeve serioze. Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simbol i Shqipërisë dhe në pika të tjera nga Shkodra e Lezha deri në Durrës e Sarandë. Korrigjimi i së tashmes kërkon që askush prej nesh të mos i mbyllë hundët përpara gropave septike që e mbledhin jo pak hotele përgjatë vijës bregdetare. Kjo forcë të mos i mbyllë asnjë sekondë veshët për shërbime cilësore. Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme”.
Ai kërkoi gjithashtu që të veprohet me shpejtësi dhe drejtësi n për legjislacionin e investimeve, arsimit dhe edukimit
Në parlament të veprojmë shpejt e drejt për legjiaslacionin e investimeve arsimin e të rinjve dhe edukimin në vazhdim të forcave të punës [për nxitjen e angazhimit të krahut të punës së emigarntëve dhe rritjen e shërbimeve në çdo lokalitet ashtu sikurse në qeverinë qendrore e vendore ku duhen nxjerrë shpejt mësimet e këtij sezoni që ky vend të mos behët viktima e suksesit të këtij viti. 5 vitet përpara do jenë sprovë zjarri për Shqipërinë turistike. Dhe nëse nuk do jemi në lartësinë e pritshmërive ky nam di na kthehet në bumerang.
Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është numri i turistëve por afirmimi ndërkombëtar i Shqipërisë i kthyer në destinacion ndërkombëtar i është zbardhur faqja nga e shkuara e rëndë. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të Europës dhe përndoqën si hije çdo shqiptar dhe e helmatisur nga soji ynë më i keq që përndjek Shqipërinë që nga krijimi i shtetit në luftën qorre për pushtet, para e tangërllëk provincial në emër të atdheut e flamurit. Shqipërisë i ka ardhur çehra në vend në sytë të botës”. (A2 Televizion)