Brazili largon Antony pas akuzave për dhunë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 08:20 | Futboll
Brazili largon Antony pas akuzave për dhunë

Sulmuesi i Brazilit, Antony është larguar nga skuadra kombëtare për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Bolivisë dhe Perusë pas akuzave për sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

Vendimi u mor nga Federata Braziliane e Futbollit, pasi disa media braziliane publikuan akuzat nga ish-e dashura e Antony, Gabriela Cavallin, e cila deklaron se ai e ka sulmuar fizikisht.

Yll i Manchester United, Antoni i ka mohuar të gjitha akuzat, teksa një hetim policor ka nisur për ngjarjen.

Manchester United nuk ishte menjëherë i disponueshëm për të komentuar.

Trajneri i Brazilit, Fernando Diniz, ka thirrur sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus për të zëvendësuar Antony.

Brazili pret Bolivinë të premten dhe viziton Perunë katër ditë më vonë, ndërsa nisin fushatën e tyre kualifikuese për Kupën e Botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos