Kukësi shkarkon trajnerin Rrahman Hallaçi pas dy javësh

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 12:08 | Futboll
Kukësi shkarkon trajnerin Rrahman Hallaçi pas dy javësh

Rrahman Hallaçi nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Lajmin e ka bërë publik vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur bashkëpunimin.

Shkak janë bërë rezultatet e dobëta në dy javët e para ku verilindorët nuk kanë mundur të grumbullojnë asnjë pikë dhe pozicionohen në vendin e fundit.

Pas largimit të Stavri Nices nga Laçi, Rrahman Hallaci bëhet trajneri i dytë që shkarkohet në elitën e futbollit shqiptar në vetëm dy javë kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos