
Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një gafë të Real Madrid, që ka shkruar gabim emrin e yllit të ri të skuadrës, Jude Bellingham, në dhomat e zhveshjes në stadiumin e ri.
“Los Blancos” debutuan në “Santiago Bernabeu”-n e rinovuar duke fituar 2-1 kundër Getafes të dielën, ku sërish anglezi ishte protagonist pasi shënoi golin e fitores në minutën e 95-të.
Por duket se personat që janë marrë me rinovimin e dhomave të zhveshjes nuk e njohin shumë mirë mesfushorin, pasi ia kishin shkruar emrin gabim, “Bellimgham”, me “m”.
“Nuk kam dëgjuar kurrë kaq shumë zhurmë në një stadium”, dëgjohet të thotë 20-vjeçari në video. (A2 Televizion)