All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mungoi në dy ndeshjet e para, Odise Roshi i befasuar: Ka ndryshuar gjithçka, 100% në Kampionatin Europian

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:33 | Futboll
Mungoi në dy ndeshjet e para, Odise Roshi i befasuar: Ka ndryshuar
All - Paragraf - 1

Odise Roshi është rikthyer sërish me Kombëtaren shqiptare pas mungesës në ndeshjet e para Eliminatore të Kampionatit Europian. Para sfidës ndaj Çekisë dhe Polonisë, Roshi është shprehur tejet i befasuar me ndryshimin e madh që kanë pësuar kuqezinjtë.

Ai shprehet i bindur se grupi do ta çojë Shqipërinë sërish në Botëror.

All - Paragraf - 3

“Si gjithmonë kthimi në Kombëtare është krenari. Ashtu siç jam ndjerë kur kam qenë 19 vjeç edhe sot është shumë kënaqësi. Kombëtaren e kam gjetur me shumë ndryshime, si nga trajneri, stafi, fusha e stërvitjes, hoteli që po qëndrojmë në Tiranë. Çdo gjë është ok, jemi takuar sot me çunat dhe i shikoj shumë të karikuar. Jam shumë i bindur në vetvete se ky grup shkon pothuajse 100% në Kampionatin Europian. I garantoj të gjithë që do japim maksimumin. Nga ndjesia ime jam shumë i bindur që do shkojmë në kampionatin Europina 2024”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos