Në regjistrimin e popullsisë dhe të banesave i cili nis në 18 shtator, janë angazhuar 7 mijë e 500 persona. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tregon për A2CNN se studentë, ish-arsimtarë e pensionistë do të dalin në terren për një periudhë 6 javore për të mbledhur të dhënat në lidhje me banesën, familjet, punësimin etj. Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen do të ketë edhe penalitete. (A2 Televizion)
Censusi nis në 18 shtator, studentë e pensionistë si anketues, gjobë kush nuk pranon të përgjigjet
