Tërmeti i fuqishëm shkund Kilin

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 07:47 | Bota
Tërmeti i fuqishëm shkund Kilin

Një tërmet me magnitudë 6.2 rihter është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në Kili.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ra rreth orës 21:00 dhe epiqendra e tij ishte rreth 40 km në juglindje të Coquimbos.

Lëkundjet ishin tepër të forta dhe zgjatën për disa sekonda, por fatmirësisht nuk raportohen dëme dhe të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos