Aksident me vdekje në Shkodër, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 19:29 | Kronikë
Aksident me vdekje në Shkodër, 20-vjeçari përplas për

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel në Shkodër, ndërsa viktimë ka mbetur një 68-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55 në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku një 20-vjeçar ka përplasur këmbësorin 68-vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, i riu që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

“Malësi e Madhe/Informacion paraprak: Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor). Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos