Detaje të reja nga vrasja në Vlorë, janë gjetur mbi 30 gëzhoja, 10 persona të shoqëruar

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 08:39 | Kronikë
Detaje të reja nga vrasja në Vlorë, janë gjetur mbi 30

Detaje të reja mbi vrasjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku viktimë mbeti Laert Keka. Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat e marrë në pyetje janë familjarë, shok, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar se në dijeninë e tyre, veç ngjarjes së vitit 2000, nuk kanë ditur më konflikte apo ngjarje që viktima të ketë patur lidhje.

Mbi 30 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë.

Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dal nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit, dyshohet në kokë. Në vend ngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete çka tregon se ka patur shkëmbim zjarri.

Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos