Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, makina me targa të Kosovës përplas për vdekje këmbësorin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 19:27 | Kronikë
Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, makina me targa të

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në orën 20:00 në Rrugën e Kombit në afërsi të qytetit të Kukësit. Një automjet me targa të Kosovës 05-750 EF po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinit ka përplasur këmbësorin me iniciale H.B rreth 70 vjeç.

Nga goditja e fortë i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Forcat e policisë së bashku me ambulancën janë në vendngjarje.

Ndërsa grupi hetimor ka shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal. Pas aksidenti njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

“Kukës/informacion paraprak: Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D.  60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.”

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos