
Një zjarr masiv ka rënë në zonën e Peshtanit të Madh ku po digjen ullishte e shkurre. Terreni është i vështirë, zjarrfikësit po luftojnë edhe me mjete rrethanore pasi fryn erë e fort që ndihmon edhe flakët e zjarrit.
Burime nga zjarrfikëset në terren thonë se rrezikohen 4 deri 5 banesa dhe për këtë arsye po veprohet me helikopter.
Në terren duke luftuar me flakët e zjarrit janë tre zjarrfikëse me efektiv të MZSH Fier, një zjarrfikëse e Roskovecit dhe një zjarrfikëse e Alpetrolit së bashku me efektivët e tyre. (A2 Televizion)