25 qershori, dita e akademikut Rexhep Qosja

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 09:47 | Kulturë
25 qershori, dita e akademikut Rexhep Qosja

Rexhep Qosja, historiani i letërsisë, kritiku, shkrimtarit e publicisti i njohur feston sot 87-vjetorin. Akademiku i njohur shqiptar lindi në Vuthaj në Plavë e Guci më 25 qershor të vitit 1936.

Dy vite më parë, Qosja është shprehur për mikrofonin e A2 CNN se kalon një ose dy muaj të verës në vendlindjen e tij, të cilën thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

“Megjithëse jam rritur dhe çdo gjë që kam arritur e kam arritur në Prishtinë, që është vendlindja ime e dytë”.

Dr. Rexhep Qosja është autor i rreth dyzet librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Me botimet, shkrimet, analizat dhe opinionet e tij brilante ai ka dhënë një kontribut të vyer për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por kudo që ata janë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/30/nje-veper-qe-ka-nisur-ne-vitin-1966-cfare-po-shkruan-rexhep-qosja/
https://a2news.com/2021/09/30/vendin-ku-kalon-femijerine-e-mban-me-vete-deri-ne-vdekje-a2-cnn-ne-vuthaj-me-eruditin-rexhep-qosja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos