All - Paragraf - 1
Kur duhen më shumë se 5 orë nga nisja e ndeshjes tejet të rëndësishme për eliminatoret Euro 2024, Shqipëri-Poloni, me qindra apo mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqiptare kanë arritur tashmë në Tiranë.
Në disa nga lokalet apo pikat ku janë vendosur tifozët e ardhur nga rrethet atmosfera është ndezur tashmë me këngët e tyre karakteristike.
All - Paragraf - 3
Hyrja më e madhe e tifozëve kuqezi ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me mbështetësit nga Kosova që nisën rrugëtimin e tyre në numër mjaft të lart. Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 20 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2