Sot kundër Polonisë, Shqipëria luan finalen për EURO 2024  

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 12:25 | Futboll
Sot kundër Polonisë, Shqipëria luan finalen për EURO 2024

Edhe pse jemi vetëm në gjysmën e sezonit kualifikues, Shqipëria luan shansin për të hipotekuar pjesëmarrjen në fazën finale të Euro 2024.

Mbrëmjen e sotme, prej orës 20:45, kuqezinjtë luajnë përballë Polonisë së Robert Levandovski-t.

Me një fitore, Kombëtarja do të konsolidonte vendin e dytë, por mbi të gjitha do të nxirrte praktikisht nga gara rivalët direkt.

Kjo është arsyeja përse dueli me polakët cilësohet udhëkryqi i sezonit dhe është vendimtar për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në aktivitetin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos