11 Shtatori, përkujtohet 22-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 08:27 | Bota
11 Shtatori, përkujtohet 22-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

Amerikanët dhe e gjithë bota përkujtojnë, këtë të hënë, në 22-vjetorin e tyre, sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Ceremonitë përkujtimore, si çdo vit, sikurse me rënien e kambanave në nder të viktimave, nisin në orën dhe vendin ku sulmet nisen, në rend kronologjik.

Fillimisht, pranë kullave binjake të World Trade Center në Nju-Jork. Më pas në Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani. Presidenti Biden pritet të marrë pjesë në një ceremoni ushtarake në Anchorage, teksa kthehet në Uashington pas një vizite zyrtare në Indi dhe Vietnam.

Thuajse 3 mijë vetë humbën jetën në sulmet e 22 viteve më parë, ngjarje që ndryshuan politikën e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos