
Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro po përkeqësohet. Mediat italiane bëjnë të ditur se prej 5 ditësh ai është shtruar në terapi intensive në një spital në L’Aquila, ku iu nënshtrua një operacioni delikat në gusht. Shefi i departamentit të onkologjisë shpjegoi se pacienti vuan nga kanceri i zorrës së trashë në stadin e katërt dhe po i nënshtrohet terapisë së personalizuar, sipas nevojave të tij.
Për këtë arsye, avokatët e tij kishin përgatitur një kërkesë për lirim përfundimtar, por akti u pezullua përkohësisht për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bosit mafioz. Mbesa e shefit, avokatja Lorenza Guttadauro, ndodhet aktualisht në qytet për ndjekjen e çështjes.
“Terapia e dhimbjes është ripërshtatur, të gjithë pacientët përgjigjen në të njëjtën mënyrë.” Ky është komenti i bërë për LaPresse nga Luciano Mutti, kreu i ekipit onkologjik që trajton Matteo Messina Denaro. Mjeku kryesor i departamentit të onkologjisë në spitalin L’Aquila iu përgjigj një përditësimi të kërkuar për gjendjen shëndetësore të shefit 62-vjeçar të shtruar në San Salvatore, në një pavion kushtuar të burgosurve, që prej datës 8 gusht. Ai iu nënshtrua një operacioni që nuk lidhet ngushtësisht me kancerin. Messina Denaro iu nënshtrua edhe një tjetër operacioni të kryer për probleme urologjike më 27 qershor. Bosi i Castelvetrano (Trapani), ndodhet në regjimin 41 bis që nga 17 janari në burgun Preturo dell’Aquila. (A2 Televizion)