“Kasaphanë” në Greqi, vriten me armë zjarri 6 persona në një automjet me targa gjermane

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 16:57 | Bota
“Kasaphanë” në Greqi, vriten me armë zjarri 6 persona

Vendi fqinj, Greqia, është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të hëne, ku raportohet se, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ndërsa raportohet për 6 viktima.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh mes bandave kriminale, ndërsa sipas informacioneve të para nga vendngjarje, dyshohet se, viktimat janë shtetas shqiptarë.

Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti me targa gjermane, ndërsa njëri u gjet jashtë tij. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i automjetit, i cili ka tentuar të hidhet në momentin e të shtënave, por nuk ia ka dalë dot.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arionos”, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe kanë konfirmuar se, të gjithë personat që janë qëlluar, kanë humbur jetën, ndërsa, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin mënyrë e ekzekutimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos