All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kim Jong Un niset me tren për në Rusi

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 09:32 | Bota
Kim Jong Un niset me tren për në Rusi
All - Paragraf - 1

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un raportohet të jetë në një tren rrugës për në Rusi. Lajmin e bënë të ditur mediat e Koresë së Jugut të hënën duke cituar zyrtarë të qeverisë.

Megjithatë, as Rusia apo edhe Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht vizitën. Më herët, mediat kanë raportuar gjithashtu, duke cituar burime nga zyrtarë amerikanë, se Kim dhe homologu i tij rus mund të takoheshin teksa marrëdhëniet mes dy shteteve janë gjithnjë e më të afërta.

All - Paragraf - 3

 Në vizita ndodh vërtetë, ky do të ishte udhëtimi i parë i Kim në një shtet të huaj që nga pandemia e Covid-19.

Me kufijtë e mbyllura për shkak të pandemisë, Koreja e Veriut ka nisur vetëm së fundmi që të lehtësojë kufizimet e udhëtimit.

Ky do të ishte po ashtu, udhëtimi i dhjetë i Kim Jong Un që prej marrjes së detyrës në vitin 2011.

All - Paragraf - 6

Perëndimi është në dijeni se Koreja e Veriut mund të ofrohet që të furnizojë me armë Rusinë, për ta ndihmuar në luftën në Ukrainë, dhe e ka paralajmëruar liderin Kim Jong Un se “ky do të ishte një gabim serioz.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos