All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lula bën një hap pas: Putin nuk do të arrestohet në takimin e G20 në Brazil

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 08:55 | Bota
Lula bën një hap pas: Putin nuk do të arrestohet në takimin
All - Paragraf - 1

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, ka deklaruar se lideri rus, Vladimir Putin, nuk do të arrestohet në Brazil, nëse ai merr pjesë në takimin e Grupit 20 në Rio de Zhaneiro, vitin e ardhshëm.

Duke folur për emisionin e lajmeve Firstpost gjatë samitit të G20 në Delhi të shtunën, Lula tha se Putini do të ishte i ftuar në ngjarjen e vitit të ardhshëm.

All - Paragraf - 3

“Unë besoj se Putini mund të shkojë lehtësisht në Brazil. Ajo që mund t’ju them është se nëse unë jam president i Brazilit dhe ai vjen në Brazil, nuk ka asnjë mundësi që të arrestohet”, tha Lula.

Deklarata vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër-arresti kundër Putinit në mars, duke e akuzuar atë për krime lufte të dëbimit të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.

Rusia ka mohuar se forcat e saj janë përfshirë në krime lufte ose kanë marrë me forcë fëmijë ukrainas.

All - Paragraf - 6

Putin ka anashkaluar vazhdimisht takimet ndërkombëtare dhe nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e G20 në Delhi, duke dërguar ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov.

Brazili është nënshkrues i Statutit të Romës që çoi në themelimin e ICC.

Të shtunën, vendet e G20 miratuan një deklaratë konsensusi që shmangte dënimin e Rusisë për luftën në Ukrainë, por u bëri thirrje të gjitha shteteve që të mos përdorin forcën për të rrëmbyer territor.

All - Paragraf - 9

Konsensusi erdhi si surprizë pasi G20 është thellësisht i ndarë në lidhje me luftën në Ukrainë, me vendet perëndimore që më herët kërkuan dënim të fortë të Rusisë në Deklaratën e Liderëve, ndërsa të tjerët kërkuan një fokus në çështje më të gjera ekonomike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos