Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe analisti Lutfi Dervishi janë përfshirë në një debat, lidhur me akuzat se kjo forcë politike është në pushtet në bashkëpunim me krimin, akuza këto të artikuluara nga opozita.
Ka qenë Dervishi, i cili ka pyetur Klosin se përse “PS bashkëpunon me bandat, duke i futur ato edhe në parlament?”. Mirëpo, një gjë e tillë, sipas Klosit nuk është aspak e vërtetë, duke i cilësuar si “pjesë e ëndrrave dhe fantazisë televizive”.
Lutfi Dervishi: Banditët i keni futur në parlament.
Blendi Klosi: Mendon se do të fitonim ne me banditët, ku janë se na çmendët me këto banditët, ku janë?
Lutfi Dervishi: Në Shkodër me Pëllumb Gjokën, në qendrën e votimit gjithë ditën
Blendi Klosi: Me gjithë mend mendoni se ndikon në rezultat. Kush e ndikoi rezultatin e Tiranës? Është kandidati, puna që bën forca politike
Lutfi Dervishi: Po këta përse i doni nga pas?
Blendi Klosi: Nuk janë banditët, e mbani këtë tezë, po kush janë?
Lutfi Dervishi: Pëllumb Gjokën e keni Shkodër
Blendi Klosi: Mendoni se Shkodra fitohet me një njeri, pse ia vishni këto merita një njeriu apo grupi. Pa këtë zotërinë nuk do fitonte Benet Beci?
Lutfi Dervishi: Do fitonte, po pse i merrni ju?
Blendi Klosi: Kush e ndihmoi kryebashkiakun e Vlorës, të Sarandës?
Lutfi Dervishi: Pse i merrni?
Blendi Klosi: Pse i merrni? Janë pjesë e ëndrrave dhe fantazisë televizive (A2 Televizion)
