Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë orëve të mbrëmjes të së martës është arrestuar në shtëpinë e tij ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Podujevës, Rustem Mustafa, i njohur si Remi.
Ish-komandanti është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës dhe më pas është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë.
Rreth dy muaj më pare, Mustafa ishte dëshmitar në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Ai ishte dëshmitari i parë që doli publikisht në gjyqin kundër liderëve të UÇK-së. (A2 Televizion)
