Asnjë drejtues mjeti nuk do të donte ta dëgjonte këtë zhurmë në makinën e tij. Por për banorët e Peshtanit të madh në Fier, kjo zhurmë është e përditshme, ndërsa përpiqen të kryejnë punët e tyre.
Ata tregojnë se kanë vështirësi për të çuar fëmijët në shkollë, për të zbritur në qytet për sëmundje dhe se kjo situatë ka dekada të tëra që është e tillë.
Rrugët e brendshme janë akoma më keq.
Një prej banorëve shprehet se nuk ka rrugë as për të shkuar te tokat e tij, ndërsa mjetet zjarrfikëse nuk bëhet fjalë të futen.
Banorët shprehen se janë ankuar shumë herë, por përveç premtimeve nuk kanë parë gjë tjetër.
Më problematike kjo rrugë bëhet gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, ku reshjet e shiut e bëjnë më të vështirë për të lëvizur edhe me kafshë pune, pasi për mjete nuk bëhet fjalë. (A2 Televizion)