Gjermania ëndërron Jurgen Klopp në stol

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 13:28 | Futboll
Gjermania ëndërron Jurgen Klopp në stol

Pas largimit të Hansi Flick, trajneri i tretë më i dobët në historinë e përfaqësueses dhe i pari që shkarkohet nga detyra, tashmë Gjermania është në kërkim të një drejtuesi të ri të stolit. Tekniku duhet ta udhëheqë skuadrën në Euro 2024, ku “Panzerat” janë ekipi organizator.

Rudi Voeller, i cili ishte trajneri i Botërorit 2022, ku gjermanët humbën në finale përballë Brazilit të Ronaldos, njoftoi se pas miqësores me Francën do të kthehet në postin e drejtuesit. Dilema e federatës lidhet me faktin nëse duhet të gjejnë menjëherë një trajner, apo të presin që Jurgen Klopp të përfundojë aventurën te Liverpool.

Tekniku i “The Reds” është kandidat për të ardhmen e Gjermanisë, për Kupën e Botës 2026. Por, në pritje të tij, “Die Mannschaft” duhet të gjejë një teknik të përkohshëm. Kjo detyrë mund t’i besohet Matthias Sammer, që nuk drejton një skuadër prej vitit 2005, Jurgen Klinsmann ish-trajnerit të Botërorit 2006ose Lothar Mattheus. Tre legjenda të Gjermanisë si futbollistë.

Në anën tjetër, mes kandidatëve për trajnerë afatgjatë, pas Klopp në listë janë edhe trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann, Louis van Gaal por edhe Oliver Glasner, që ka bërë punë të shkëlqyer te Eintracht Frankfurt dhe tashmë pret një ofertë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos