All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Igli Hasani zyrtarisht ministër i Jashtëm, Xhaçka i dorëzon detyrën në prani të Ballukut

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 14:51 | Politikë
Igli Hasani zyrtarisht ministër i Jashtëm, Xhaçka i
All - Paragraf - 1

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë zyrtarisht detyrën pas betimit në mesditë te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ai u prit në ambientet e MEPJ nga paraardhësja, Olta Xhaçka dhe stafi diplomatik, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, në prani edhe të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

All - Paragraf - 3

“Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur. Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara”.

Zv. Kryeministrja Balluku vlerësoi punën e deritanishme të ish-Ministres Olta Xhaçka, teksa i uroi suksese Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, në detyrën e re.

“Unë besoj se falë vizionit të qartë që Olta prej kohësh ka implementuar duke ngritur nivelin e MEPJ në një nivel tjetër dhe me dëshirën që unë e shikoj që Igli e ka të fortë për të vazhduar, vetëm punë të mira do të bëhen në të ardhmen dhe vetëm arritje të tjera do të shënojmë në diplomacinë shqiptare”.

All - Paragraf - 6

Ish-ministrja Olta Xhaçka vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e trupës diplomatike, gjatë këtyre viteve që ajo i cilësoi si mjaft sfiduese, por mjaft të suksesshme për diplomacinë shqiptare.

“Jam shumë krenare për avancimin e procesit të integrimit në BE dhe afrimin e ëndrrës së shqiptarëve për t’u rikthyer në Evropë dhe jam veçanërisht krenare për angazhimin e palodhur në mbështetje të Kosovës. Shqipëria sot gëzon një reputacion të admirueshëm në arenën ndërkombëtare sepse kemi ditur të përballemi me sfida të jashtëzakonshme”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani prej nëntorit 2021 ka shërbyer si Koordinator i Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

All - Paragraf - 9

Ndërsa, më herët ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, ku ka drejtuar Misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe kryesinë e radhës së OSBE-së. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos