Pasi verifikoi plotësimin e kushteve ligjore të kandidatëve për anëtarë të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën zyrtare të kandidatëve. Ata janë:
– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Tre prej tyre do të zënë vendet e anëtarët të cilëve u mbaron mandati në KLGJ, Brikena Ukperaj (Apeli), Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj (Shkalla e Parë). (A2 Televizion)
