Dhuna gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, procedohen penalisht 6 persona

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 13:01 | Futboll
Dhuna gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, procedohen penalisht 6

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë 6 persona, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal për dhunën gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, por dhe për përplasjen e tifozëve gjatë përfundimit të saj.

Ndërkohë, policia njofton se po vijon hetimet dhe po punon për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këto ngjarje.

“Ushtruan veprime të dhunshme, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, identifikohen dhe procedohen penalisht 6 shtetas.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, të zhvilluar më datë 10.09.2023, në stadiumin “Air Albania”, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme. 

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç.  

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos