Kualifikueset e Kupës së Botës, Argjentina fiton bindshëm ndaj Bolivisë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 07:12 | Futboll
Kualifikueset e Kupës së Botës, Argjentina fiton bindshëm

Argjentina duket se e ka nisur rrugëtimin drejt Botërorit 2026 me të njëjtin ritëm që e çoi drejt lavdisë në “Katar 2022”. Bardhekaltërit mposhtën 3-0 Bolivinë, në një ndeshje pa histori.

Kampionët e Botës dhuruan spektakël dhe dominuan nga fillimi deri në fund. Enzo Fernandez kaloi i pari skuadrën në avantazh dhe pas tij, po në pjesën e parë, Tagliafico dyfishoi shifrat.

Megjithatë, asgjë nuk kishte mbaruar me kaq. Edhe në fraksionin e dytë, Argjentina ishte ajo që diktonte lojën dhe gjeti golin e tretë me Gonzalez.

Pas dy ndeshjeve të para, argjentinasit kanë pikë të plota dhe pozicionohen të parët, së bashku me Brazilin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos