Perla e Asanit ndaj Polonisë, UEFA hap votimin për golin më të bukur

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 10:58 | Futboll
Perla e Asanit ndaj Polonisë, UEFA hap votimin për golin më

Goli magjik i Jasir Asanit në sfidën ndaj Polonisë ka marrë jehonë dhe nga UEFA. Konfederata europiane e futbollit e ka përzgjedhur si kandidat për golin më të bukur të javës.

Në profilin zyrtar të “EURO 2024” çdo tifoz mund të votojë për të preferuarin e tij, ndërsa nuk kishte si të mungonte dhe perla e Jasir Asanit.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi realizoi një supergol nga distanca dhe i dha avantazhin kombëtares në sfidën ndaj polakëve. Në garë për këtë çmim janë dhe 3 lojtarë të tjerë si Felix i Portugalisë, belgu Trosard dhe Samorodov i Kazakistanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos