Gjermania thyen Francën, Bellingham udhëheq Anglinë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 08:20 | Futboll
Gjermania thyen Francën, Bellingham udhëheq Anglinë

Gjermania ringrihet menjëherë pas largimit të trajnerit Hansi Flick. “Panzerat” fituan miqësoren e luksit me Francën, me rezultatin 2-1, duke hedhur pas shpine krizën e javëve të fundit.

Ekipi i drejtuar përkohësisht nga Rudi Völler e zhbllokoi sfidën me rrjetën e Thomas Müller pas vetëm 4 minutave lojë. Veterani i Bayern shfrytëzoi daljen e shpejtë nga e majta e sulmit dhe pas kontrollit në zonë, e dërgoi topin në rrjetë.

Kur dukej se loja do të mbyllej me këtë rezultat, u shënuan dy gola të tjerë në harkun e tre minutave. Havertz vertikalizoi për Sané, që i vetëm me portierin nuk gaboi.

Pas sekonda më pas, ishte pikërisht lojtari i Bayern-it që ndali Camavinga-n në mënyrë të parregullt në zonë. Penalltia e francezëve u shndërrua në gol nga Griezmann, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 për Gjermaninë.

Në miqësoren tjetër ndërkombëtare, Anglia fitoi 3-1 përballë Skocisë. Pas avantazhit me Foden, skena ishte e gjitha për Jude Bellingham. Ylli i Realit dyfishoi rezultatin në të 35-ën, duke përfituar nga gafa e mbrojtjes kundërshtare.

Skocia shkurtoi shifrat pas autogolit të të zakonshmit Maguire, por Harry Kane realizoi edhe golin e sigurisë, 10 minuta përpara fundit, pas asistit të Bellingham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos