Kreu manovra të rrezikshme me automjet, procedohet një tjetër i ri në Dibër

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 09:40 | Kronikë
Kreu manovra të rrezikshme me automjet, procedohet një tjetër i

Një tjetër 27-vjeçar është proceduar penalisht, këtë herë në Dibër, pasi kreu manovra të rrezikshme me automjet dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të dhënë dokumentacionin e mjetit.

Kjo ka ndodhur në fshatin Maqellarë të këtij qarku, ku i riu me iniciale P.D. u konstatua duke kryer manovra të rrezikshme dhe nuk iu bind policisë.

Njoftim i Policisë Dibër

Shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë gjatë patrullimit në zonë për garantimin e rendit dhe qetësinë publike, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit kryente manovra të rrezikshme në qendër të Maqellarës, duke u bërë burim aksidenti, menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë ndalimin e mjetit që drejtohej nga shtetasi P.D. 27 vjeç. 

27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për dhënien e dokumentacionit të mjetit dhe si rezultat është bërë shoqërimi i tij në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin  P.D., 27 vjeç, banues në Maqellarë,  për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” , “Mosbindje ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër, e ndëshkuan me masë administrative me vlerë 48 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos