
Ndeshja eliminatore mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre përkohësisht në minutën e 15 nga gjyqtari kryesor i takimit pas një baneri të tifozëve ku shkruhej “Kosova është Serbi” e thirrjeve nacionaliste të tifozëve vendas.
Këto banera apo thirrje nacionaliste janë kategorikisht të ndaluara nga UEFA. Për këtë arsye arbitri nuk është menduar dy herë dhe ka detyruar të dyja ekipet që të futen në dhomat e zhveshjes. Pas heqjes së banerit dhe qetësimit të situatës në stadium, arbitri vendosi të tharrës sërish dy ekipet të zbresin në fushën e lojës.
Rumania është një nga 5 vendet e Bashkimit Europian, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Sa i përket këtij grupi, kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme dhe mund të përcaktojë shumë për vazhdimësinë e dy skuadrave. (A2 Televizion)