Italia “mbushet me frymë” ndaj Ukrainës, Spanja makineri golash, 13 realizime në 2 ndeshje

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 20:45 | Futboll
Italia “mbushet me frymë” ndaj Ukrainës, Spanja makineri

Pas barazimit 1-1 të tri ditëve më parë në Maqedoninë e Veriut, Italia e Spalletit ka marrë një fitore të mundimshme 2-1 ndaj Ukrainës, por tejet të rëndësishme drejt sigurimit të një bilete për Europianin e vitit të ardhshëm.

Për kombëtaren e kaltër golat u realizuan nga futbollisti i Interit Davide Frattesi që në pjesën e parë, ndërsa për Ukrainën golin e vetëm e shënoi Yarmolenko. Pas këtyre ndeshjeve, grupin e udhëheq Anglia me 13 pikë, ndërsa Italia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vendin e dytë me nga 7 pikë.

Ndërkohë, Spanja e talenteve të rinj vijon të shkëlqejë duke u shndërruar në një makineri golash. Pas mposhtën 7-1 Gjeorgjinë tri ditë më parë, ata kanë fituar me 6 gola ndaj Qipros.

Zvicra fitoi 3-0 ndaj Andorra me protagonist Xhakën e Shaqirin, të cilët realizuan nga një gol në këtë sfidë, duke iu përgjigjur kështu kritikave të ndeshjes së fundit në Kosovë, e cila u mbyll në barazim 2-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos