Vojvoda iu përgjigj me “shqiponjë” banderolave nacionaliste të rumunëve

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 20:30 | Futboll
Vojvoda iu përgjigj me “shqiponjë” banderolave

Ndeshja eliminatore për kampionatin Europian Rumani-Kosovë u ndërpre për më shumë se 30 minuta pasi tifozët miq shpalosën banderola “Kosova është Serbi” dhe lëshuan thirrje nacionaliste. Këto veprime e detyruan kryesorin e takimit të ndërpriste ndeshjen.

Ndërkohë, mbrojtësi Mërgim Vojvoda i është përgjigjur banderolave të ultrasve vendas duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Pas qetësimit të situatës dhe largimit të banderolës, arbitri thërriti dy ekipet në fushë për të vijuar lojën. Kosova e mbylli pjesën e parë me një lojtar më pak pasi Murriqi u ndëshkua me kartonin e kuq pas dy të verdhave. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos