Tashmë kur hija e vjeshtës ka filluar të ndihet në Pogradec, qyteti Liqenor ka nisur të bëjë llogaritë e këtij sezoni veror. Të dhënat nga njësitë hoteliere dhe pikat turistike më të frekuentuara tregojnë për sezonin më të mirë turistik që ka pasur ndonjëherë ky qytet.
Nga numri total i vizitorëve gati gjysma kanë preferuar të flenë të paktën një natë në Pogradec, ndërsa shtim ka pasur edhe në hapjen e subjekteve tregtare në shërbim të turizmit dhe natyrisht të ardhurat.
Fluksi i vizitorëve ka rritur kërkesën edhe për shtimin e njësive akomoduese dhe natyrisht edhe kërkesave për ndërtime të reja, konform edhe planit urbanistik të qytetit, i cili tashmë është miratuar. (A2 Televizion)
