Covid-19 mes nesh, 40% e të testuarve dalin pozitivë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 14:25 | Aktualitet
Covid-19 mes nesh, 40% e të testuarve dalin pozitivë

Pikat e testimit për Covid-19 në qendrat shëndetësore prej kohësh kishin rënë në qetësi. Stina e verës dhe ardhja e shumë turistëve rriti rastet me koronavirus në vend, por njëherësh edhe testimet.

Një pacient prej ditësh ka shfaqur gjendje rrufe, dhimbje fyti, temperaturë dhe lodhje. Referuar këtyre shenjave, mjeku i familjes i rekomandoi testin e shpejtë për Covid, por doli negativ.

Megjithatë, mjekët thonë se këtë javë 40% e pacientëve që kryejnë testin e shpejtë rezultojnë të prekur nga Covid-19.

Rikthimi i fëmijëve në shkolla dhe ndryshimet e temperaturave në vjeshtë pritet të shtojnë rastet me Covid krahas virozave të tjera në qarkullim.

Por mjekët thonë se situata nuk është shqetësuese. Covid-19 ka ulur agresivitetin dhe sëmundja në këtë sezon i ngjan një gjendje të lehtë gripale.

Rastet pozitive në këtë periudhë janë shumë më të larta e shifrat zyrtare pasi jo të gjithë i drejtohen testit të shpejtë.

Shumë mendojnë se është vetëm një rrufë e stinës, ndërsa të tjerë edhe për shkak të frikës. Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kryer 2 mijë testime për Covid-19 dhe afro gjysma kanë dalë pozitiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos