Gara që përsëritet, kuksianët me pritshmëri për zgjedhjet e 24 shtatorit

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 14:05 | Politikë
Gara që përsëritet, kuksianët me pritshmëri për

Larg politikës së Tiranës dhe vëmendjes së mediave prej ditësh në Kukës, ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 23 shtatorit që do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit.

Stafet elektorale të PS-së dhe koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë, kanë nisur takimet për të bindur qytetarët të votojnë kandidatët e tyre.

Por çfarë presin qytetarët kuksianë nga këto zgjedhje të pazakonta për ta që ripërsëriten 4 muaj pas atyre të 14 majit?

Pavarësisht orientimeve të ndryshme, qytetarët i bashkon shpresa që presin diçka më të mirë.

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit u vendosën të përsëriten, pasi kryetari i zgjedhur në votimet e 14 majit Safet Gjici u arrestua pas publikimit të një video intime në zyrën e tij. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos