
Marina kolumbiane sekuestroi 3 tonë kokainë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në Detin e Karaibeve.
Sipas zyrtarëve lokalë, sasia e kokainës e sekuestruar kishte një vlerë ta paktën 100 milionë dollarë dhe e gjithë droga po dërgohej në Amerikën Qendrore.
“Sekuestruam të paktën 3 tonë kokainë në arqipelagun San Andreas dhe Providenca. Me këtë sekuestrim, më shumë se 100 milionë dollarë u ndaluan të arrijnë grupet e trafikimit të lëndëve narkotike”, tha komandanti i Marinës Kolumbiane, Zv.Admiral Hernando Mattos Dager.
Katër anëtarë të ekuipazhit u gjetën në anije dhe do të hetohen për akuzën e veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është mes shteteve kryesore që prodhojnë kokainë. (A2 Televizion)