Pas skandalit “KatarGate”, Eva Kaili rikthehet për herë të parë në karriget e Parlamentit Europian

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 16:40 | Bota
Pas skandalit “KatarGate”, Eva Kaili rikthehet për herë

Eva Kaili bëri daljen e saj të parë publike në Parlamentin Europian në Strasburg, pak muaj pas daljes nga burgu. Eurodeputetja greke, emri i të cilit është përfshirë në skandalin e Katargate, është rikthyer në karriget e Parlamentit Evropian.

Ajo mori pjesë në fjalimin e lideres së opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Chikhanuskaya, e cila u bëri thirrje aleatëve evropianë që të vazhdojnë të mbështesin popullin e Bjellorusisë në luftën e tyre për liri kundër “orekseve” të Vladimir Putin.

Kaili u arrestua më 9 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë , duke përfshirë partnerin e saj Francesco Giorgi, një asistent parlamentar që kishte punuar me ish-deputetin evropian të Brukselit Antonio Panzeri, i cili gjithashtu përfundoi në burg.

Kaili akuzohej se u përpoq të ndikojë në vendimet e Parlamentit Evropian në lidhje me Katarin në këmbim të parave, mirëpo kjo akuzë nuk u vërtetua për pasojë ajo u lirua nga qelia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos