U arrestua se kishte kanabis në banesë, lirohet Enca

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 08:57 | Showbiz
U arrestua se kishte kanabis në banesë, lirohet Enca

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi këngëtaren Ruensa Haxhia, të njohur me emrin e artit Enca. Ajo u arrestua, dy ditë më parë, pasi në banesën e saj u gjet kanabis.

Këngëtarja u arrestua pasi u akuzua se kultivoi bimë kanabis në ballkonin e banesës së saj në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos