Një burrë në Britaninë e Madhe ka humbur jetën pasi u sulmua nga një qen në oborrin e një shkolle fillore, duke lënë fëmijët të tmerruar dhe po ashtu në rrezik për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës në Stonall, Staffordshire. Kalimtarë të guximshëm u përpoqën të hiqnin qenin nga burri pasi ai u sulmua, rreth orës 15:12 dje në Stonall, Staffordshire.
“Pas mbërritjes gjetëm një burrë që kishte pësuar lëndime të shumta të rrezikshme për jetën dhe ishte në gjendje kritike. Stafi i ambulancës i dha atij mbështetje të avancuar. Trajtimi vazhdoi rrugës për në spital, por fatkeqësisht, pas mbërritjes në spital ai u konfirmua i vdekur”, thuhet në reagimin e Shërbimit të Ambulancës për ngjarjen.
Nga rreziku i një sulmi të mundshëm mbi fëmijët, autoritetet mbyllën shkollën fillore “Shën Pjetri”, duke ndaluar fëmijët të largoheshin.
Një 30-vjeçar nga zona e Lichfield është arrestuar me dyshimin se qentë e tij kishin dalë jashtë kontrollit. Policia ka hapur një hetim për ngjarjen dhe po përpiqet të përcaktojë racën e qenit të dhunshëm. (A2 Televizion)