Rritja e pagave për gjyqtarët, Berisha: Rama synon të blerë “Kushtetuesen”

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 19:01 | Politikë
Rritja e pagave për gjyqtarët, Berisha: Rama synon të blerë

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, projektligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve është një mënyrë e kryeministrit Edi Rama për të blerë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN me Alba Alishanin, Berisha hodhi akuza edhe në drejtim të bashkëshortes së Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllari, sipas së cilit  në mënyrë anti-kushtetuese mban anën e kreut të qeverisë.

Në këtë formë, shpjegon edhe votën pro të Lulzim Bashës për rritjen e pagës.

“Një pjesë e tyre (anëtarët e Gjykatës Kushtetuese) s’kanë qenë në sallën e gjyqit, ka një ndikim më të madh se ç’duhet të ketë në atë gjykatë dhe në të gjitha vendimet, ajo (Marsida Xhaferllari) është renditur me Edi Ramën në mënyrën më anti-kushtetutese, mendo në qëndrimin për mandatin e Olta Xhackës, ka disa zonja aty që s’janë ulur kurrë në sallën e gjyqit. Vendimi ishte për të blerë Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos