Zëvendësimi i Bardhit me Açkën, Berisha: Skenar i hartuar në zyrat e Ramës!

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 18:55 | Politikë
Zëvendësimi i Bardhit me Açkën, Berisha: Skenar i hartuar

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit foli mbi vendimet më të fundit të kreut të PD zyrtare, Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi Gazment Bardhin me Flutura Açkën.

Sipas Berishës, ky është një akt i diktuar nga kryeministri Rama, ndërsa Bashën e konsideroi thjesht si një peng që zbaton skenarët, që sipas tij, hartohen në zyrat e Kryeministrit.

“Është gjithçka një akt i diktuar nga Edi Rama në shkelje flagrante të ligjeve të Parlamentit dhe Lulzim Brava është thjesht një peng që zbaton skenarët, të cilat hartohen në zyrat e Ramës.

Parlamenti ka një rregullore dhe ajo është ligji i funksionimit të institucionit që voton ligje. Ajo rregullore përcakton si kristali se kreu i Grupit Parlamentar zgjidhet me votat e anëtarëve të grupit parlamentar.

Kështu që me asnjë akt përveçse me votimin e deputetëve të PD nuk mund të zëvendësohet kreu i Grupit Parlamentar.”, u shpreh për A2 CNN, Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos