Mediu për Gazment Bardhin: E vlerësoj edhe kur ishte pranë Bashës edhe tani

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 19:57 | Politikë
Mediu për Gazment Bardhin: E vlerësoj edhe kur ishte pranë

Në Intervistë me Merita Haklajn, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu vlerësimin e tij për Gazment Bardhi, i cili ditën e sotme mori dhe detyrën e kreut të grupit parlamentar.

Sipas Mediut, Bardhi ka mbajtur një qëndrim luajal edhe kur ishte me Bashën edhe tani vetëm për të mirën e demokratëve.

“Unë e vlerësoj Bardhin edhe kur ishte pranë Bashës edhe momentin që ka marrë. Atë që vlerësoj tek ai është që është luajal me Partinë Demokratike. Lëvizjet a tij, Jorida Tabakut, etj. kanë qenë në shërbim të demokratëve. Para zgjedhjeve ishim pranë një marrëveshje që të ishin dy PD dhe PR për të bërë një koalicion dhe PL i jepte hapësirë të jepte një kontribut të madh. Kjo nuk ndodhi sepse shumë shikojnë interesin momental”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos