Mediu zbulon prapaskenat, çfarë e bëri Berishën të reflektonte për ndryshimet Kushtetuese të 2008

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 19:42 | Politikë
Mediu zbulon prapaskenat, çfarë e bëri Berishën të

Një ditë më parë, i ftuar në A2 CNN, Sali Berisha u shpreh i gatshëm që të mbështeste ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodin Zgjedhor.

Një nga ndryshimet Kushtetuese të 2008 ka qenë plotfuqia që iu dha kryeministrit, pasi askush nuk mund ta shkarkonte. Berisha u shpreh se është i gatshëm edhe për ta ndryshuar këtë nen. Mirëpo, si erdhi ky reflektim i ish-kryeministrit?

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zbulon detaje nga prapaskenat.

“Ne patëm një diskutim me deputetët dhe eksperienca e Berishës vlen për ta analizuar, Berisha e ngriti idenë që duhet të shikojmë problemet që janë shkaktuar dhe raporti me ndërkombëtarët, sidomos me OSBE-ODIHR dhe ekspertizën e tyre në kuadër të reformës zgjedhore, edhe mocioni ishte një element që i dha mundësinë kryeministrit të bëjë çfarë të dojë me Kuvendin, dhe kur ti e heq autoritetin nga një masë e zgjedhur te një njeri, ky ishte një veprim absurd, të gjitha hapat e 2008, kanë qenë hapa regresivë, asnjëri nuk ka kontribuar për konsensus”, tha Mediu në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos