Ndërron jetë artisti i “femrave të bëshme”

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 16:55 | Showbiz

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare artisti kolumbian Fernando Botero, i cili fitoi famë botërore me skulpturat dhe pikturat e tij me figura trupore.

Veprat e tij shfaqin njerëz dhe kafshë, por Botero trajtoi gjithashtu politikën dhe tema të tjera serioze.

Artisti, i cili jetonte në Monako, vuante nga pneumonia. Për vdekjen e tij qyteti kolumbian i Medellin, ka shpallur një javë zie.

Djali i një shitësi shëtitës, Botero lindi në vitin 1932. Në të 20-at ai udhëtoi në Evropë, ku zbuloi artin klasik përpara se të transferohej në SHBA.

Ai tha se në fund të viteve 1950 se zbuloi një dimension të ri që ishte më voluminoz, më monumental, më ekstravagant dhe më ekstrem.

“Nëse pikturoj një grua, një burrë, një qen apo një kalë, gjithmonë e kam këtë ide të volumit”, tha ai për gazetën spanjolle El Mundo në 2014.

“Unë nuk pikturoj femra të shëndosha,” vazhdoi ai. “Ajo që unë pikturoj janë vëllime.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos